E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, mbytja e anijes, 6 viktima, 14 të zhdukur.Pranga kapitenit

ROMË - Ekipet e shpëtimit zbuluan sot herët në mëngjes trupin e një burri në rrënojat e anijes ''Costa Concordia'' çka e çon në gjashtë të vdekur bilancin pas mbytjes së anijes afër ishullit italian Giglio, njoftoi agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

Zjarrëfiksit, të cilët punuan gjatë natës në kërkim të të zhdukurve, gjetën në bordin e anijes trupin e një pasagjeri, i cili kishte veshur jelekun e shpëtimit.

I vdekuri gjendej në urën e dytë në pjesën e fundosur të anijes.

Pas katastrofës, e shkaktuar të premten në mbrëmje, mbeten ende rreth 15 të zhdukur.

Arrestohet kapiteni
Pronari i anijes italiane, që ka ngecur në rërë në brigjet e Italisë, duke vrarë të paktën gjashte njerëz, tha se kapiteni mund të ketë bërë “gabime në drejtim”, që kanë shkaktuar pasoja serioze.
Në deklaratën e kompanisë “Costa Crociere” thuhet po ashtu se nuk janë ndjekur procedurat standarde për raste emergjente.

Kapiteni i anijes, Françesko Shetino, është arrestuar nën akuzat për vrasje dhe braktisje të anijes së tij.

Incidenti ndodhi me 4 200 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në bord. Mbi 60 njerëz të tjerë janë lënduar, ndërsa 14 vazhdojnë të mbesin të zhdukur.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Itali, anija turistike përplaset në brigjet e ishullit Giglio

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›