E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, dështon vjedhja, kryefamiljari plagos grabitësin

POGRADEC-Një kryefamiljar ka plagosur me armë zjarri një grabitës teksa ky i fundit tentoi t’i grabiste banesën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mengjesit të së hënës në fshatin Bucimas të Pogradecit, ndërsa 50 vjecari Hiqmet Kuqo ka tentuar të vjedhe disa mjete pune ëe banesen e 48 vjecarit Minir Xhyra.
Pasi janë degjuar zhurmat, ka nisur edhe përleshja mes kryefamiljarit dhe vjedhësit, ku ky i fundit ka mbetur i plagosur me një armë gjahu, duke u transportuar drejt spitalit te Pogradecit.
Policia konfirmon se 50 vjecari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›