E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, Kurum pezulloi punën, punëtorët tjetër protestë

ELBASAN- Punëtorët e Kurum International, e cila administron Metalurgjikun e Elbasanit kanë protestuar sërish sot në qendër të qytetit, kundër vendimit për pezullimin e punës dhe ndërprerjen e kontratave nga kjo kompani.

Ata kërkojnë normalizimin e furnizimit me energji elektrike, që siguron vazhdimësinë e aktivitetit të kompanisë dhe rrjedhimisht kthimin e tyre në punë.

Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Kol Nikollaj i pranishëm në këtë protestë, ka deklaruar se protestat do të jenë të përditshme derisa “qeveria të ulet në bisedime me sindikalistët”.

Kompania Kurum International njoftoi pezullimin e punës për rreth 3 muaj dhe ndërprerjen e kontratave me 700 punëtorët e saj, për shkak të problemeve në furnizimin me energji elektrike disa ditë më parë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›