Presidenti, Mcllwham: Të jetë figurë uniteti, të zgjidhet me konsensus
TIRANE-Ambasadorja e Britanisë së Madhe e akredituar në vendin tonë, Fiona Mcllwham u shpreh sot se Presidenti shqiptar duhet të jetë një figurë e unitetit kombëtar dhe si i tillë duhet të zgjidhet në mënyrë konsensuale.
Deklarata e ambasadores Mcllwham u bë sot nga Berati ku, diplomatja ndodhet për një vizitë.
Lidhur me debatin më të fundit politik atë për zgjedhjen e Presidentit, ambasadorja britanike shtoi se Presidenti duhet të ketë mbështetjen e publikut e politikes, duke theksuar se ndërkombëtarët në asnjë mënyrë nuk duhet të ndikojnë në zgjedhjen e këtij posti të lartë shtetëror të Shqipërisë. "Nuk na takon ne të shprehemi për zgjedhjen e presidentit të ri. Kjo është një çështje që i takon politikës shqiptare", u shpreh ambasadorja.
Më tej, ambasadorja bëri thirrje që klasa politike të përmbushë standartet për në BE. Sipas Mcllwham, parësore është lufta kundër korrupsionit. “Lufta ndaj korrupsionit, të përfshihen gjithë aktorët. Për të luftuar fenomin Korrupsion, kërkohet presion politik, mediatik dhe nga ai publik”, theksoi ambasadorja për mediat nga Berati.
(d.b/BalkanWeb)