E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet Kosovë-Serbi, nesër raundi i 8-të

Nesër zhvillohet raudi i 8-të i bisedimeve Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve.
 

“Ashtu si në raundin e kaluar edhe kësaj radhe do të vazhdojnë bisedimet lidhur me problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, si dhe do të vazhdojnë diskutimet për mundësinë e arritjes së marrëveshjeve për çështjet e bashkëpunimit rajonal, menaxhimit të integruar të kufijve, telekomunikacionit dhe energjisë”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Kosovës.
 

Ky raund i dialogut teknik mbahet në vigjilje të marrjes së vendimeve nga Këshilli Evropian, mbi përparimet e vendeve drejtë BE-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›