Todoroviç:Thirrja e Tadiç, skizofrenike

Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Dragan Todoroviç tha sot se thirrja e presidentit serb Boris Tadiç për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës “është e pakuptimtë dhe skizofrene”, sepse sipas tij në këtë formë serbët mbrojnë mbijetesën e tyre në Kosovë.
Në një deklaratë dhënë agjencisë serbe të lajmeve Beta, Todoroviç ka thënë se Tadiç duhet t`i bëjë thirrje OKB-së, që të pengojë NATO-n në përpjekjet për ta “ndarë Kosovën nga Serbia”.
“T`i ftosh serbët të tërhiqen nga barrikadat është një hap i pabesueshëm pasi serbët i kanë ngritur ato për të mbrojtur të drejtën elementare dhe të rrezikuar për jetesë”, ka thënë Todoroviç.