Polonia i bën thirrje Gjermanisë të shpëtojë Eurozonën

Thirrja për ndërhyrjen e Berlinit erdhi nga shefi i diplomacisë polake Radoslaw Sikorski gjatë një fjalimi tepër të sinqerte në kryeqytetin gjerman, i cili përmendi shkarazi edhe të kaluarën e trazuar të marrëdhënieve të vendit të tij me fqinjin e vet më të madh.
"Do të kthehem ndoshta në të parin ministër të Jashtëm të historisë se Polonisë që bën një deklaratë të tillë, por ja ku po e them: I druhem fuqisë se Gjermanisë me pak se sa mosveprimit të saj", u shpreh Radoslaw Sikorski, ministër i Jashtëm i Polonisë.
Për Sikorskin, kriza e borxhit të jashtëm në Eurozonë është kërcënimi më i madh që i kanoset stabilitetit të Polonisë.
"Rreziku më i madh për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tim sot do të ishte kolapsi i zonës se euros. Ndaj i kërkoj Gjermanisë që për të mirën e saj dhe tonën, t`i vije në ndihme unionit monetar, që të mbijetoje e të lulëzojë. E dini mirë të gjithë se askush tjetër nuk mund ta bëjë një gjë të tille", tha Sikorskin.
Ministri nuk e tha hapur se çfarë saktësisht kërkon Polonia që Gjermania të bëjë në këtë rast. Por zyrtarë polakë kanë shprehur në të kaluarën mbështetjen e tyre për eurobondet e garantuara bashkërisht nga vendet anëtare të eurozonës.
Deri tani, Berlini është shfaqur si kundërshtar i obligacioneve të përbashkëta dhe një roli me aktiv të Bankës Qendrore Europiane në uljen e kostos së huamarrjes për vendet nën presion. Në komentet e saj, kancelarija Angela Merkel ka këmbëngulur gjithmonë që Evropa t'i shkojë problemit deri në rrënjë e ta zgjidhë përmes reformave në traktatet e bllokut për forcimin e bashkimit monetar. /TCh/Start/
2011-11-29 14:19