Sërish përleshje në Jagenicë
Është tensionuar sërish gjendja pasdite në Jagenicë. Serbët po mundohen të rikthejnë barrikadën në këtë vend në kundërshtim me paralajmërimit të KFOR-it që të mos e bëjnë një gjë të tillë.
Raportohet se serbët kanë marrë kamionët me zhavor në përpjekje për të kthyer barrikadën. KFOR-i po përdor gaz lotjellës për të penguar serbët në qëllimin e tyre.
Ndërkohë gjatë aksionit të ndërmarrë dje nga KFOR-i në Jagnjenicë, afër Zubin Potokut, gjatë përpjekjeve për të mënjanuar barrikadat që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, serbët kanë plagosur 23 pjesëtarë të KFOR-it, ndër ta edhe komandantin e operacionit.