E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet Kosovë-Serbi, palët në prag të marrëveshjes

Pas shumë orë diskutimi në Bruksel duket se palët janë afër arritjes së pajtimin lidhur me mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në takimet rajonale, ndërsa mbetet vetëm çështje kohe nënshkrimi i marrëveshjes, kanë bërë të ditur burime qeveritare për KosovaOnline.

Burimet në fjalë bëjnë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë përafruar qëndrimet rreth përmbajtjes së fusnotës së Kosovës, ndërsa ka mbetur vetëm renditja e pikave të fusnotës.

Mësohet se fusnota e përfaqësimit të Republikës së Kosovës do të jetë në këtë renditje, Kosova - Rezoluta 1244, Opinioni i GJND-së dhe Deklarata e Pavarësisë 17 shkurt 2008, megjithëse deri në nënshkrimin e protokollit gjithçka mbetet e hapur.

Pala e Kosovës ka insistuar që pjesë e fusnotës të mbetet Deklarata e Pavarësisë, derisa pala serbe ka këmbëngulur në përfshirjen e Rezolutës 1244 dhe renditja të nis me të.

Delegacioni i Kosovës dhe shefja e tij, Edita Tahiri gjatë tërë ditës nuk janë deklaruar para mediave dhe nuk kanë dhënë asnjë deklaratë as para e as pas nisjes së takimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›