Ndërtimi i terminalit në Tiranë, Tabaku: Do të kushtojë 20 mln euro

Ekpertë të vendit dhe të huaj do të nisin studimin e projektit multimodal në Tiranë. E parë si një nga projektet më të mëdha të bashkisë së Tiranës, terminali do të ketë më shumë se 10 linja urbani, vendqëndrim për autobusat interurbanë, taksi dhe vend të posacëm për Tramin.
Vendi ku do të bëhet ky stacion i madh do të jetë hapësira pranë ish-doganës, truall ky që do të kalojë në pronësi të bashkisë. Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim ka akorduar fondin prej 500 mijë eurosh për terminalin që i shërben pasagjerëve.
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, tha se ky projekt strategjik i bashkisë së Tiranës, kushton në total 20 milionë euro, do të kryhet në partneritet publik dhe privat. Ndërkohë që ndërtimi i tij pritet ti japë zgjidhje kaosit të vendqëndrimeve të urbanëve dhe autobusëve interurbanë.