E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet Kosovë-Serbi rinisin vitin e ardhshëm?

Udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Serbisë vështirë se do t`ia shtrijnë dorën njëri-tjetrit këtë vit.

Burime të Expressit thonë se Baronesha Catherine Ashton po kërkon garanci nga palët, në mënyrë që procesi i bisedimeve të rezultojë i suksesshëm. Por, as Prishtina dhe as Beogradi nuk ia kanë mbushur mendjen në këtë pikë Shefes së diplomacisë europiane.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiç ka shumë pak mundësi të takohen brenda këtij viti.

Takimet e nivelit të lartë mes dy shteteve nuk pritet të ndodhin shpejt për shkak se Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton nuk është e sigurt për rezultatin e bisedimeve.

Burime të gazetës nga Brukseli kanë thënë se as Thaçi dhe as Presidenti i Serbisë, Timosllav Nikoliç, në takimet që kanë pasur me Baroneshën, nuk janë shprehur të gatshëm të hyjnë shpejt në bisedime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›