Libianët dorëzojnë armët në Tripoli dhe Bhengazi

Shtetasit në Libi i kanë dorëzuar qindra armë në qendrat e mbledhjes në kryeqytetin Tripoli dhe në qytetin lindor Bhengazi, në përgjigje të thirrjes së bërë nga ushtria.
Raportohet se ishin krijuar rreshta të gjatë të njerëzve, që i dorëzonin armatimet, materialet shpërthyese dhe armë tjera.
Ky proces u iniciua pas sulmit kundër Konsullatës amerikane në Bhengazi, më 11 shtator të këtij viti, me ç’rast u vra ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe tre amerikanë të tjerë.
Qeveria e Libisë vlerëson se më se 200 mijë njerëz në këtë vend ishin të armatosur.