Sondazhet në Maqedoni, kryesojnë VMRO-DPMNE dhe BDI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet në Maqedoni pjesa më e madhe e qytetarëve do të votonin për VMRO-DPMNE dhe përkatësisht me 24,1 për qind, ndërsa 14,9 për qind do të përcaktoheshin për LSDM-në.
Këto janë rezultatet e sondazhit të Institutit “Pavel Shatev” në Maqedoni i cili është zhvilluar nga data 10 deri më 28 shtator dhe janë anketuar 6060 persona.
Sipas këtij sondazhi për partinë shqiptare BDI do të votonin 5.5, për qind, ndërsa për PDSH-në 4.1 për qind e qytetarëve të Maqedonisë.
Për Rilindjen Demokratike Kombëtare do të votonin 1.8 për qind e qytetarëve, ndërsa 20.1 për qind e qytetarëve janë deklaruar se nuk do të votojnë.
Anketa gjithashtu vë në pah se një numër i madh të anketuarve, përkatësisht rreth 28 për qind e tyre ende nuk janë të vendosur se për cilin subjekt politik do të votojnë.