Mlladic: Gjykata e Hagës, kukull e NATO-s
HAGE-Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladic, e ka quajtur “kukull të NATO-s” Gjykatën për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, duke thënë se “ai vepron njëanshëm, kundër tij dhe serbëve të tjerë”.
Gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën e Hagës, ai ka mbajtur në dorë fotografitë e familjes dhe të vetes së tij, ku dukej me uniformën e ushtrisë serbe.
Mlladic është ankuar se autoritetet e drejtësisë nuk i kanë lejuar bashkëshortes së tij “t’ia sillte uniformën”.
Gjykatësi Olfons Ori ka ndërprerë seancën.
"Kasapi i Bosnjës" akuzohet për krime lufte, që kanë fillin në konfliktin e Bosnjës në vitet ’90, përfshirë Masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë.
Ai është arrestuar në maj të 2011-ës. Gjykimi i Mlladicit pritet të nisë më 14 maj.
(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)