Vrasje e Eleni Bashos, familjarët: Drejtësi ose vetëgjyqësi
GJIROKASTËR- Një ditë pas arrestimit të bashkëshortit të Eleni Bashos, i dyshuar si organizatori i vrasjes së 36-vjecares familjarët e viktimës kërkojnë vetëgjyqësi. Të ndodhur në fashtin Andon Poci në Gjirokastër, i populluar nga komuniteti vlleh, të afërm dhe banorë e cilësojnë ngjarjen si tepër të rëndë dhe të papranueshme për këtë komunitet.
“Po të duan ata që e morën në dorë e zbulojnë. E mira është kështu, na e vranë vajzën, të vrasim edhe ne, që të jenë të dy atje”,-shprehet gjyshja e viktimës Anastasia Dodi.
“Si e pësuam ne, të marrin hakun”,- tha nusja e xhaxhait të viktimës Sofia Dodi.
“Është një fatkeqësi, për vllehët, për arsye se për të tillë gjëra ne kemi qenë fanatikë, jashtëzakonisht. Nuk e bënim një gjë të tillë. Sesi u ka ndodhur atyre ajo, për ne është një minus e madhe”,- u shpreh Dhimo Shqillo, banor i fshatit.
Ndërkaq disa prej banorëve, të cilët kishin marrëdhënie të ngushta me ciftin, bëjnë ë ditur për NEWS24 se ishin në dijeni të konflikteve të shpeshta mes ciftit. Një ditë më parë policia e Tiranës vuri në pranga 38-vjecari Ilia Bashon bazuar në urdhrin e Prokurorisë, i cili akuzohet si organizatori i vrasjes së 36-vjecares Eleni Basho, natën e 2 shkurtit.
(el.me/news24/BalkanWeb)