Basha, ngushëllime në familjen e kapiten Feti Voglit
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka qenë sot pranë familjes së kapiten Feti Voglit, “Dëshmorit të Atdheut”, i cili humbi jetën 3 ditë më parë në krye të detyrës në Kandahar të Afganistanit, duke u shprehur nga afër ngushëllimet familjarëve të tij.
Duke vlerësuar kontributin e forcave paqëruajtëse shqiptare në botë përkrah aleateve, Basha theksoi se ky kontribut do të vijojë pasi është thelbësore për sigurinë e të gjithëve.
“Me veprën e tij “Deshmori i Atdheut” Kapiten Feti Vogli na kujton se kufijtë e atdheut tonë, jo në kuptim fizik por të vlerave që përfaqëson atdheun për çdo qytetar, vlerat e lirisë, demokracisë dhe sigurisë, janë sot shumë më të mëdhenj dhe shumë më të shtrirë. Sot këto vlera mbrohen në territore të tilla si Afganistani ku trupat shqiptare operojmë krah për krah me aletatët tanë. Ne sot tregojmë me vepra dhe jo me fjalë se jemi plotësisht të zotë, po aq të zotë sa aleatët tanë. Sakrifica e Kapiten Feti Voglit dëshmon se jemi gati që me sakrificën e bijve tanë të mbrojmë këto vlera të përbashkëta që qendrojnë në themel të asaj që na bashkoi me aleancën e Atlantikut të Veriut dhe asaj që na bashkon, në përpjekje dhe sfidat tona për t’i siguruar qytetarëve shqiptarë jo vetëm sot, apo nesër, por për brezat që vijnë standardet, sigurinë, lirinë, demoktracinë dhe të mirat që gëzojnë aleatët tanë”,- u shpreh Basha.
(el.me/BalkanWeb)