Bisedimet Kosovë-Serbi zhvillohen pasdite

Raundi i bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë, që duhej të fillonte paradite, do të mbahet pasdite vonë. Kështu theksojnë mediat kosovare duke cituar edhe burime nga Brukseli
Sipas tyre shtyrja ka ardhur pas vonesës së delegacionit të Kosovës i cili ishte nisur vonë nga aeroporti i Prishtinës.
Sipas këtyre burimeve, mund të ndodhë që ky raund i dialogut, që është i pari këtë vit, të vazhdoj edhe nesër.