Greqia merr 130 miliardë euro të tjera nga BE-ja dhe FMN-ja

Në këtë mënyrë, Greqia do të marrë hua nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar një shumë me vlerën e mbi 130 miliardë eurove.
Në këmbim, Greqia do të ndërmarrë reforma për të zvogëluar borxhin e saj publik nga 160 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 120 %. Athinës i kërkohet që këtë ta arrijë brenda tetë viteve.
Greqisë i duhen këto para për të shmangur falimentimin me 20 mars, kur i duhet të shlyejë borxhet e maturuara.
Sipas marrëveshjes me Brukselin:
- Greqia do të ulë borxhin publik nga 160% e PBB në 120% deri në vitin 2020
- Huadhënësit do të humbin 53.5 % të vlerës së bondeve të tyre (dhënë Greqisë), teksa humbja reale shkon në 70%
- Ekonomia Greke do të monitorohet në mënyrë permanente nga zyrtarët ndërkombëtarë
- Greqia do të ndryshojë kushtetutën e saj në mënyrë që t’i japë prioritet ripagimit të borxheve
- Greqia do të ngrejë një llogari speciale, e menaxhuar në mënyrë të pavarur nga buxheti i saj dhe i cili do të ketë mjaftueshmërisht para për të paguar borxhet në tre muajt në vijim.
Parlamenti grek pritet ta miratojë këtë marrëveshje të mërkurën.
/Start/Fatjon Prroni/
2012-02-21 10:28