Jemeni zgjedh sot Presidentin e ri

Kandidati i vetëm i këtyre zgjedhjeve është zv/Presidenti i Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi.
Në kryeqytetin Sana mëngjesin e sotëm u krijuan radhë të gjata të njerëzve në pritje për të votuar. Por, në jug të vendit gjashtë policë janë vrarë, pasi separatistët bënë thirrje për bojkotim të votimit.
Zyrtarët thanë për “BBC” se një person i armatosur vrau katër ushtarë gjatë një sulmi në një qendër votimi në provincën e Hadramautit.
Dy ushtarë të tjerë u vranë në distriktin al-Hauta. Dhunë po ashtu ka pasur edhe në Aden, qytetin kryesor në jug të vendit./Start/F. P/
2012-02-21 12:30