Afganistan, NATO kërkon ndjesë për djegien e Kuranit

Në një komunikatë, Gjenerali Allen urdhëroi hetim të plotë të ngjarjes. “Kur ne mësuam për këto veprime, menjëherë ndërhymë dhe i ndaluam”, tha ai në komunikatë.
Zërat se një Kuran është djegur bënë që jashtë bazës ajrore në Bagram, 60 km në veri të Kabulit, të mbahej një protestë e madhe. Policia tha për “BBC”-në se të paktën 1000 persona morën pjesë në demonstrim dhe se disa të moshuar hyn në bazë për të biseduar më zyrtarët e NATO-s.
Zyrtarët afganë thanë për “AP”-në se Kuranët ishin në një kosh të cilin ushtarët amerikanë e transportuan në një kamion në një vend ku digjen mbeturinat. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e vona të së hënës.
Kur pesë afganë që punonin në gropë panë librat fetarë në koshin e plehrave, ata menjëherë ndaluan procesin e djegies.
“Ne po hetojmë ngjarjen në tërësi dhe po ndërmarrim hapat e nevojshëm për të siguruar se kjo s’do të ndodhë më. Unë ju siguroj. Ju premtoj. Nuk ishte një ngjarje e qëllimshme”.
Gjenerali Allen ofroi ndjesë të sinqertë tek Presidenti Afgan, Karzai, qeveria afgane dhe mbarë populli afgan, për çdo ofendim që mund të ketë shkaktuar kjo ngjarje./Start/F. P/
2012-02-21 11:53