Bisedimet Prishtinë-Beograd. Qeveria: Vetëm për çështje teknike. AAK kundër
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të hape mundësi për shtimin e kontakteve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, ka thënë përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Kosovën, Pieter Feith. Në paraqitjen e tij para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Evropës, Feith shtoi se beson se Beogradi dhe Prishtina do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të diskutuar për çështjet praktike me interes të përbashkët .
Për bisedime teknike është shprehur e gatshme edhe Prishtina zyrtare, por asnjëherë për çështjen e statusit. “Prishtina ka vullnetin e mirë që të ulet dhe të bisedojë me Beogradin për çështje të interesit reciprok, posaçërisht për çështje ndërlidhen me proceset integruese në BE dhe NATO. Ne jemi të përgatitur. Në fakt dorën tonë për bashkëpunim e kemi ofruar edhe më herët por shpresojmë se më në fund Serbia do të këndellet dhe ta kuptojë se pranimi i realitetit të Kosovës së pavarur është parakusht jo vetëm për të, por për tërë rajonin” tha Vlora çitaku, zv/ministre e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Por për opozitën qeveria po e mashtron popullin duke mos i treguar të vërtetën për bisedimet e mundshme me Serbinë, të cilat sipas saj, nëse ndodhin, do të jenë krejtësisht politike.
“Ne kemi thënë që në fillim se janë bisedime politike nëse mbahen në nivelin më të lartë shtetërorë. Prandaj termi teknik nuk hynë në përdorim në këtë moment prandaj është mashtrim për opinionin. Konsiderojmë se opinionit duhet t’i thuhet qartë se çka do të bëhet me këto bisedime” tha Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së.
Përfaqësuesit e serbëve të përfshirë në institucionet e Kosovës shprehen të gatshëm të mbështesin Qeverinë e Kosovës në keto bisedime.
“Prioritet në këto diskutime do të jenë çështjet teknike të cilat janë në interes të qytetarëve që jetojnë në Kosovë. Ende nuk i dimë detajet të cilat i ka përgatitur Qeveria e Kosovës në lidhje me këto bisedime, mirëpo çfarëdo që të ketë në këtë agjendë do të ketë mbështetjen tonë. Ne si përfaqësues të komunitetit serb do të jemi pjesëmarrës në këto bisedime nëse na bëhet ftesë dhe do të japim kontributin tonë” tha Sllobodan Petroviq, Kryetar i Partisë Liberale Serbe të Kosovës.
Sipas gazetës “Blic” të Beogradit Serbia do të tentoje të ndikojë në miratimin e një rezolute të re për Kosovën, pas vendimit për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Gazeta shton se Serbia pret një debat serioz në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator ku shtete të caktuara të ndikuara nga Beogradi do të kërkojnë hapjen e negociatave për statusin.
Bul Salihu