E Shtunë, 31 Tetor 2026

EUROSTAT: Shqiptarët, më të varfrit në kontinent

Shqiptarët kanë të ardhurat më të ulta për frymë në të gjithë kontinentin evropian. EUROSTAT ka publikuar një renditje të vendeve evropiane për treguesin e të ardhurave për frymë bazuar në matjet paraprake të vitit 2009. Sipas këtyre shifrave rezulton se më të pasurit e kontinentit janë luksemburgasit dhe më të varfërit shqiptarët.

Luksemburgu, i cili ka të ardhura për frymë sa 268 për qind e mesatares të 27 vendeve të BE, është i pari në listën që rendit 34 vendeve evropiane. Ai ndiqet nga Norvegjia dhe Zvicra të cilat udhëheqin 13 vendet evropiane që e tejkalojnë mesetaren e kontinentit. Lista mbyllet nga Shqipëria që rezulton të ketë 27 për qind të mesatares evropiane si ardhura për frymë.

Ballkani duket se është zona më e varfër e kontinentit. Ne grup me Shqipërinë janë Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi dhe Maqedonia, asnjëra prej të cilave nuk e kap gjysmën e të ardhurave që merr një qytetar i Evropës së Bashkuar.

Sipas shifrave zyrtare messtarja evropiane e të ardhurave për frymë është 25 mijë euro, ndërkohë që Luksemburgu e ka këtë tregues 77 mijë euro për frymë.
Azhornuar së fundi ( e martë , 22 qershor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›