Skena politike dhe kaosi i opsioneve në Maqedoni
Analistët dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë e shohin këtë kaos të opsioneve si papjekuri dhe vizione joserioze të politikanëve shqiptarë në Maqedoni
Nga zyra e BE-së në Shkup theksojnë se Marrëveshja e Ohrit mbetet opsioni i vetëm për Maqedoninë, ndërsa të tjerat nuk kanë asnjë garanci apo logjistikë në të gjitha aspektet.
”Marrëveshja e Ohrit është dokument që ka një përfshirje të gjerë, dhe askush nuk duhet të dalë aq lehtë kundër saj. Të tjerat janë vetëm qëndrime të shprehura pa kurrfarë baze dhe mbështetje, por vetëm dalin për përfitime politike”, theksojnë burime nga zyra e BE-së.
Analisti politik Halil Matoshi thekson se Marrëveshja e Ohrit në kushtet aktuale të politikës ndërkombëtare është pa alternativë për shqiptarët në Maqedoni.
“Pavarësisht se kemi opsione të ndryshme, kjo marrëveshje është arritur me vullnetin politik të shqiptarëve dhe me luftën e armatosur, duke u nënshkruar me një konsensus të gjerë, por edhe mbështetur edhe nga faktorët ndërkombëtarë dhe faktori shqiptar në rajon”, ka theksuar Matoshi, duke theksuar nevojën e implementimit të saj të plotë në të gjitha fushat e jetës në Maqedoni.
Sipas tij, për dallim nga kjo, opsionet e tjera nuk kanë ndonjë ndikim. Politikologu dhe profesori Mersel Bilalli thekson se shumica e opsioneve të shpalosura përdoren për marketing politiko-ditor dhe më shumë ngelin në formë të analizës së problemeve.
“Në skenën politike sa i përket opsioneve kemi një orkestër të pakoordinuar. Por, realisht mund të them se Marrëveshja e Ohrit është një bazë reale juridike dhe politike, e mbështetur nga ndërkombëtarët”, ka theksuar Bilalli.
Edhe analisti politik Nazmi Maliqi thekson se politika shqiptare dhe partitë duhet të kenë kujdes nga shpalosja e opsioneve të tyre. “Duhet të kemi kujdes në shpalosjen e opsioneve dhe mos të krijojmë huti tek faktori ndërkombëtarë, të cilët ndjekin rrjedhat e politikës shqiptare dhe ato institucionale. Ne kemi Marrëveshjen e Ohrit e cila ka garanci ndërkombëtare dhe sot ajo po nënvlerësohet në forma të ndryshme, nga vetë ata që e kanë nënshkruar”, ka theksuar Maliqi.
Ndërkohë, analisti Nexhmedin Spahiu vlerëson se shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë të vëmendshëm rreth opsioneve të tyre politike.
“Njëherë angazhimi duhet të fokusohet drejt opsionit të Marrëveshjes së Ohrit dhe pastaj vendoset çka më tutje. Deri më atëherë, çdo përpjekje tjetër është rënie në grackë të Beogradit dhe të forcave proserbe në Maqedoni, që kanë për qëllim largimin e shqiptarëve nga rruga evropiane, copëtimin e Kosovës dhe defaktorizimin e shqiptarëve në Maqedoni, sepse nëse nuk je në gjendje të realizosh diçka që është më lehtë (Marrëveshjen e Ohrit) si do të realizosh diçka që është më e vështirë (federalizmin e Maqedonisë apo shtetin e pavarur shqiptar të Maqedonisë”, ka theksuar Spahiu.
Ai ka shtuar se Marrëveshja e Ohrit ishte një arritje e konsiderueshme jo vetëm falë sakrificës e gjakut të dëshmorëve por edhe si rezultat i mbështetjes amerikane për shqiptarët e Maqedonisë. Sipas tij, Beogradi dhe forcat pro-serbe ne Maqedoni kanë punuar kundër kësaj marrëveshjeje. /ina/