E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daka: KQZ do të jetë më transparente

Sipas Dakës, nga detyrat kryesore të KQZ-së është qëndrueshmëria e vetë institucionit dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Natyrisht, do t’i kemi dy plane operacionale: së pari do të kemi planin A, që është bazuar në ligjin e vjetër zgjedhor dhe atë aktual, ndërsa plani B do të përgatitet nëse bëhet ndryshimi i ligjit aktual zgjedhor për të cilën tashmë ka nisur puna”, është shprehur Daka në një intervistë për Radio Kosovën.

Ajo theksoi se si gjyqtare e Gjykatës Supreme është e vetëdijshme për paanësinë dhe profesionalizmin që duhet të tregon në punë dhe për mbështetjen që i duhet.

Daka njoftoi se KQZ është e gatshme për të filluar punën rreth procesit të ardhshëm elektoral të vitit 2011, duke shprehur bindjen se zgjedhjet e 2011 do të jenë më të suksesshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›