E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork, Rama:Nuk ka zgjedhjepa transparencë

NJU JORK- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një interviste për VOA-në ka zbuluar të rejat më të fundit që vinin nga Nju Jorku, ku që dje ka nisur një takim i Këshillit të Internacionales socialiste për zgjidhjen e krizës politike shqiptare. Kryesocialisti deklaron se tashmë, kauza e PS për transparencën e zgjedhjeve nuk është më një cështje shqiptare, por se është ndërkombëtarizur.

“Opozita ka bërë detyrën e saj duke pritur ndjeshmërinë e mbarë opinonit publik si shqiptar ashtu edhe ndërkombëtar, për mundësisnë e mbylljes së një kapitulli me zhgjedhje të errëta, ku mungon zbatimi i ligjit”, - theksoi Rama.

I pyetur se a do të marrë pjesë PS në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe se a do të kandidojë vetë kreu i Bashkisë së Tiranës për to, Rama u shpreh se është ende herët për të folur dhe se më parë duhet garantuar procesi zgjedhor.

“Sali Berisha na ka dhe do të na ketë përballë në zgjedhjet e ardhshme. Ne do vazhdojmë përpara duke pasur edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, por pa u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme nuk do të ketë zgjedhje, por një ballafaqim demokratik. PS është e angazhuar për kauza të tjera, përpara se të flasim për zgjedhjet vendore të flasim për transperncën e tyre, pasi duhen cliruar zhgjedhjet”, - nënvizoi Rama.

Sipas kryesocialistit, PS është e vendosur ta cojë përpara kauzën e saj, për transparencë, ndërsa bën edhe një apel të hapur për ndërkombëtarët, që të mos pengojnë vizat për shqiptarët.
"Dua ti japë shqiptarëve mundësinë të mbrojnë votën e tyre dhe vendi të udhëhiqet nga një forcë politike e zgjedhur nga populli. Demokracia të mos jetë një sllogan por realitet. Kjo është beteja e Shqipërisë, jo në intersin e një pale, ne do ta cojmë përpara, deri sa transparenca të mos pengohet. Kam kërkuar që shqiptarët të mos penalizohen për heqjen e vizave dhe integrimin në BE, të mos vuajnë fajet e Berishës”,- deklaroi Rama nga Nju Jorku.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›