E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet Prishtinë-Beograd do të lehtësojnë decentralizimin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petrovic, njëherësh ministër i pushtetit lokal, tha dje se bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të ndihmojnë gjetjen e mundësive për decentralizimin e pushtetit edhe në veriun e Kosovës, që nënkupton krijimin e komunës veriore të Mitrovicës.
 

Në një takim me gazetarë në Prishtinë, ai tha se qeveria e Kosovës i sheh qytetarët e veriut si partnerë në këtë proces dhe bashkë me ta por edhe faktorë të tjerë do të kërkojë formulën më të mirë për zgjidhjen e problemeve në atë pjesë të vendit.

“Dhe sigurisht pres që në kuadër të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ketë mundësi që të gjendet një mënyrë për një proces më të lehtë të decentralizimit në veri”, tha zëvendëskryeministri Petrovic, duke nënvizuar se për tërë këtë është i domosdoshëm bashkëpunimi i komunitetit ndërkombëtarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›