E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebelët libianë rimarrin portin Ras Lanuf

Kryengritësit libianë, të mbështetur nga sulmet ajrore të forcave të koalicionit, po avancojnë në drejtim të perëndimit duke rimarrë territoret e braktisura nga forcat e Gadafit.

Luftëtarët rebelë sot kanë hyrë në portin Ras Lanuf, një ditë pas ripushtimit të Axhdabias dhe Bregas.

Ushtria franceze tha se avionët e saj kanë shkatërruar të paktën pesë aeroplanë ushtarakë dhe dy helikopterë që i përkisnin regjimit të Gadafit në bazën Misrata.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka akuzuar liderin libian për varrosjen e viktimave të vrara nga forcat e tij në vendin e goditjeve ajrore të koalicionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›