E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet, Tahiri: Pala serbe e paangazhuar

Shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar detyrimet në këto bisedime ndërsa ka theksuar se e kundërta ndodh me palën serbe e cila nuk është shumë e angazhuar.

“Serbia nuk ka pasur asnjëherë angazhim serioz që kur janë hapur bisedimet në mars. Ajo është e paangazhuar për të arritur marrëveshje si për menaxhimin e integruar të kufijve, ashtu edhe për çështjet e energjisë dhe telekomunikacionit” ka theksuar Tahiri.
 

Ajo ka theksuar se ka shumë dallime mes palëve për çështjen e menaxhimit të kufijve që sipas saj duhet të trajtohet në përputhje me standardet evropiane.
 

“Bisedimet kanë zgjatur deri në orët e vona. Ende ka diferenca mes palëve, nuk ka rezultate konkrete. Për sa i përket cështjes së menaxhimit të integruar të kufijve, mund të them se shteti i Kosovës ka dhënë mbështetjen, për një model europian, por gjatë dialogut merret përshtypja e të gjitha palëve. Është një proces kompleks ku do të shohim sa do të përparojmë”, ka thënë Tahiri ndërsa shtoi se Serbia duhet ta cilësojë Kosovën si shtet sovran.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›