Vizat, Kosova merr udhërrëfyesin javën e ardhshme

Kosova pritet të marrë në fillim të javës së ardhshme udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
Mediat kosovare citojnë burime brenda BE-së, sipas të cilave ekziston një konsensus i anëtarëve të Bashkimit Europian për këtë çështje, duke u nisur nga roli konstruktiv që po luan Prishtina në bisedimet me Beogradin dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara.
Ndërkohë sipas mediave javën e ardhshme drejtues të qeverisë së Kosovës do të zhvillojnë një vizitë në Bruksel, ku do të takohen me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.