Bisedimet e paqes, Netanjahu niset në Uashington
Sipas shtypit vendas, nesër Netanjahu do të takohet me presidentin amerikan Barak Obama dhe me Sekretaren e Shtetit Hilari Klinton. Para nisjes nga Jerusalemi, Netanjahu pati një takim me kreun e Shtetit Shimon Perez. Objektivi sipas Perezit është “ndërtimi i një shteti palestinez të çarmatosur në krah të Izraelit”.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes Ehud Barak u takua dy ditë më parë në Jordani me mbretin Abdallah dhe me presidentin e Autoritetit kombëtar palestinez Abu Mazen, me të cilin diskutoi disa çështje për popullsinë e Cisjordanisë. Për Abu Mazenin ishte hera e parë që bisedonte me një anëtar të qeverisë së Netanjahut.
Ndërkohë ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman vendosi të qëndrojë në Izrael, pasi është skeptik për zhvillimet e bisedimeve me palestinezët.