E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, arrestohet një bos i rëndësishëm i drogës

Lajmi u njoftua nga Prokuroria federale e Meksikës. Valdez ishte një prej ndihmësve kryesorë të Arturo Beltran Leivas, shef i kartelit që mban emrin e tij, personi i tretë më i kërkuar në vend, i vrarë më 16 dhjetor 2009 gjatë një operacioni ushtarak.

“Barbi”, kapo i vrasësve me pagesë të kartelit “vëllezërit Beltran Leyva” përmendej mes pasuesve të mundshëm të ish-shefit në krye të organizatës, në konkurrencë me njërin prej dy vëllezërve të fundit ende të lirë, Hektorin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›