Bisedimet e para Prishtinë-Beograd do zgjasin dy ditë
Bisedimet e para të drejtpërdrejta midis Prishtinës dhe Beogradit, që do të fillojnë të martën në Bruksel do të zgjasin dy ditë.
Sipas agjencisë “Associated Press” e cila citon njoftimin e BE-së raportohet se me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Robert Cooper, bisedimet do të përqendrohen në problemet praktike, siç janë kontrolli i kufijve dhe dokumentet personale, ndërkaq çështjet politike do të shmangen.
Delegacionin e Prishtinës do ta kryesojë Zv. kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, kurse atë serb drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Boris Stefanoviç.