E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-mësuesve: Reformat, vlerësim për punën tuaj

Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një takim me mësuesit në Pallatin e brigadave me rastin e 7 Marsit, ditës së Mësuesit.
 

Në fjalën e tij kryeministri Berisha duke vlerësuar figurën e mësueve në misionin e tyre për edukimin e brezave theksoi se reformat e ndërmarra nga qeveria gjatë këtyre viteve është një vlerësim për punën e tyre.
 

“Ju përmbushni një mision të madh por po përballeni me vështirësi të mëdha. Qeveria do të bëjë çdo gjë t`ju mbështesë në përmbushjen e këtij misioni. Unë besoj që me refomat që kemi ndërmarrë ne kemi dëshmuar vlerësimin ndaj jush, ndaj rolit tuaj qëndror në zhvillimin e botës intelektuale të këtij vendi” theksoi Berisha.

Ai gjithashtu theksoi se në një hark kohor të shkurtër qeveria ia doli të dyfishojë rrogat për mësuesit duke shtuar se arsimi do të mbetet prioritet i qeverisë edhe për këtë vit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›