E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shpërthim në një Uestern Union

TIRANE-Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një pike të këmbimit valutor dhe transferte parash në Tiranë duke shkaktuar deme te konsiderushme materiale. Ngjarja ndodhi sot paradite në një pikat e “Uestern Union” tek “21 Dhjetori”. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Dyshohet se shpërthimi është kryer me lëndë plasëse, lloji i të cilës pritet të verifikohet nga Policia. Efektivët e policisë ndodhen në vendgjarje dhe po hetojnë motivet dhe autorët e shpërthimit, që për momentin ende nuk dihen.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›