Bisedimet me Kosoven Serbia Do te diskutojme edhe per statusin

Ekipi negociator i Serbisë është i gatshëm të konfrontojë çdo temë në bisedimet me Kosovën, ka thënë Borko Stefanoviq, shef i ekipit të Beogradit në bisedimet me Prishtinën.
"Ne jemi të lirë të bisedojmë për çdo gjë dhe nga unë kurrë nuk do të dëgjoni: Jo, kjo është absolutisht e papranueshme dhe për këtë s’mund të flasim. Mendoj se edhe pala tjetër duhat t'ia përshtatë qasjen kërkimit të zgjidhjeve, e jo të synojë konfirmimin tonë për të ashtuquajturën pavarësi të tyre, sepse atë kurrë nuk do ta fitojë", citohet të ketë thënë kryenegociatori serb në një intervistë për gazetën "Blic".
Stefanoviq ka shtuar se çështja e statusit është pjesë e çdo teme të hapur gjatë bisedimeve. “Deri tani secila palë i përmbahet pikëpamjes së saj për statusin, por problemi lind atëherë kur njëra palë, kryesisht ajo e Prishtinës, insiston që t’a konfirmojmë pikëpamjen e tyre për statusin. Puna jonë në këtë proces nuk është që përmes zgjidhjeve të ndërtojmë strukturën e të ashtuquajturës pavarësi të tyre, por t’i zgjidhim problemet konkrete përmes parimeve dhe standardeve evropiane”, është shprehur Stefanoviq.
Sipas tij, në bisedimet me palën kosovare, çështjet më kontestuese janë ato të vulave, të telekomunikimeve dhe të energjisë elektrike. Stefanoviq ka thënë se shpreson që deri në fund të këtij viti apo në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm të zgjidhen disa nga çështjet më të rëndësishme, që pastaj, siç ka thënë, të mund të "hyhet në thelbin e rregullimit të marrëdhënieve" të Beogradit dhe Prishtinës.
Delina Bitraku