E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtaret ne bote perkujtojne vuajtjet e Krishtit

Të krishterët në mbarë botën kanë përkujtuar të premten vuajtjen e Krishtit. Papa Benedikti i XVI është lutur së bashku me mijëra besimtarë në Romë.

Në Jerusalem mijëra besimtarë kanë kaluar rrugën e vuajtjes së Krishtit në Via Dolorosa.

Qindra  besimtarë u bashkuan me procesionin dhe në Francë  para bazilikës Montmartre të drejtuar nga peshkopi Andre Vingt-Trois. Krytepeshkopi  drejtoi lutjet për më të vuajturit në botë , viktimat e konflikteve dhe mungesës së tolerancës  ndërsa foli dhe për krizën ekonomike e për rritjen e papunësisë në vend.

Peshkopët në Gjermani kritikuan dhunën e fundit në botë dhe u shprehen kundër testeve gjenetike. Edhe këtë vit gjatë pashkëve nuk munguan marshe protestash në rrugë. Kërkesat kryesore kësaj radhe janë heqja dorë nga energjia e armët bërthamore si dhe tërheqja e trupave nga Afganistani.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›