E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi forcat e Gedafit terhiqen nga Misrata

Ushtria e Libisë  do të tërhiqet nga Misurata. Ajo që në plan të parë mund të duket si lajm i mirë është në fakt një kërcënim,; qyteti ka qenë pre e luftimee të ashpra prej javësh. Tripoli  deklaron se ka një strategji për të çliruar qytetin nga rebelët që nuk mund ta verë në zbatim për shkak të bombardimeve të NATO-s.

Për rrjedhojë ushtria mund të tërhiqet e të lejojë që në terren të veprojnë tributë lokale. Sipas zëvendësministrit të Jashtëm të Libisë Chaled Kaim nëse problemi i Misuratës nuk zgjidhet do të jenë populli i Karkouna, Bin Waled, Dawara e të tjera fshatrave që do të përballen me rebelët. Kaim nuk tha se kur do të tërhiqen trupat qeveritare.

Misrata është qyteti i vetëm i madh në Perëndim të Libisë, i cili kontrollohet prej kryengritësve. Gjatë luftimeve të dy muajve të fundit aty janë vrarë me qindra njerëz.

NATO ka vazhduar bombardimet në Tripoli dhe Sirte e qytete të tjera edhe gjatë natës së kaluar, por ka refuzuar deri tani dërgimin e trupave nga toka.

Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini tha se Aleanca do të trajtojë mundësinë e armatimit të kryengritësve. Ndërsa Shtetet e Bashkuara që ishin tërhequr paksa nga konflikti kanë dërguar tashmë avionë pa pilot që kanë hyrë në veprim  në Misurata.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›