Bisedimet për statusin, Hyseni: Kërkesa e Serbisë destruktive
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni në nju Jork deklaron se Kosova është e hapur për bisedime me Serbinë në nivel shtet me shtet, por se thirrjet e Serbisë për negociata për statusin mbeten destruktive. Hyseni shprehet se në thelb një gjë e tillë kërkohej nga projekt-rezoluta që Serbia ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“çdo thirrje për negociata për statusin, është një thirrje për trazira dhe destabilitet”, është shprehur kreu I diplomacisë kosovare ndërsa nënvizoi se Kosova është kundër çdo ideje për ndarjen e Kosovës dhe për rihartimin e kufijve në Ballkan.
Hyseni tha se ka pasur takime me shumë përfaqësuesit të vendeve anëtare të OKB-së e disa dhjetra vende kanë premtuar se do ta njohin së shpejti pavarësinë e Kosovës. Por ai shtoi se nuk ka marrë asnjë sinjal deri tani nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën. Megjithatë ai tha se vendi I tij nuk do të nxitojë të bëjë një kërkesë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara nëse nuk ka siguri që përpjekja do të ketë sukses. < I mëparshmi