E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykimi i Haradinajt në Hagë, marshim kundër procesit në Deçan

Qindra qytetarë kanë marshuar nëpër rrugët e Deçanit, për të shprehur kundërshtimin ndaj procesit gjyqësor të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në paraburgim në Gjykatën e Hagës. Turmës së protestuesve i printe kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj i cili tha se ky marrshim bëhet në përkrahje të ish komandantit të UCK-së për të dëshmuar luftën e drejtë që ka bërë.

“Qëllimi është i thjeshtë, përkrahje ndaj luftës së drejtë që e ka bërë populli ynë, Ushtria çlirimtare e Kosovës, dhe po ashtu përkrahje ndaj komandantit të saj Ramush Haradinaj i cili ka bërë një luftë të drejtë për ta sjellë këtë liri që ne sot po e gëzojmë. Ne jemi të bindur që Ramushi është i pa fajshëm dhe që do të fitoj edhe këtë betejë” tha Selmanaj.

Ndërsa, sipas qytetarëve të Deçan-it, veprimi i Gjykatës së Hagës për ta mbajtur Haradinaj-n në paraburgim, ka dëmtuar imazhin që më parë e kishte ky organ i lartë gjyqësor.

Deçanasit të veshur me bluza të bardha e sunbolin e fushatës në mbështetje të Ramush Haradinaj-t, kanë vendosur lule në përmendoren e Luan Haradinaj-t dhe të rënëve tjerë.

Bul Salihu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›