E Enjte, 5 Nëntor 2026

‘Shqipëria e para në rajon për shërbimet digjitale’/ Rama: Më 30 prill mbyllen sportelet, shqelm vendimtar korrupsionit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak më parë se nga e 33-ta, Shqipëria ngjitet në vendin e 7-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon.

Kreu i qeverisë me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se më 30 prill mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumenta.

“Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon

Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›