Ministrja Kumbaro: Rinjihet vendimi për liberalizimin e vizave turistike me 8 vende

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ka bërë me dije para gazetarëve se është rinjohur vendimi për liberalizimin e vizave turistike me 8 vende. Kumbaro tha se po diskutohet për heqjen e kartës së vaksinimit në kufi.
“Morëm një vendim, ose rinjohëm një vendim që është marrë edhe vitin e kaluar për të liberalizuar vizat turistike me 8 vende. Për qëllime turistike u lehtësohet edhe sistemi online që ofrohet nga shërbimet konsullore. Nga nesër deri më 31 dhjetor. Do vijnë turistë nga India, Arabia, Katari, etj,.
Po kështu u diskutua detyrimi për të treguar kartën e vaksinimit kundër Covid. Kjo kërkesë për heqjen është bërë tek Komiteti i Ekspertëve. Dhe vendimi do merret në ditët në vijim. Duke filluar nga maji të mund ta heqim si detyrim.” tha Kumbaro.
/rtsh.al/