E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet teknike në Bruksel vazhdojnë të martën

Bisedimet teknike në Bruksel vazhdojnë të martën, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç.

“Grupet punuese të Beogradit dhe Prishtinës kanë arritur “deri diku përparim” në bisedimet për regjimin e doganave dhe taksave të tjera në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve (IBM)” njoftoi para pak çastesh zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç.

Ajo theksoi se bisedimet dyditore të ekspertëve të dy palëve për sot kanë përfunduar dhe do të vazhdojnë pas katër ditëve, përkatësisht të martën./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›