Daçiq: Do ta heqim përmendoren

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se qeveria serbe do të heqë përmendoren e UÇPMB-së nëse nuk arrihet marrëveshje me autoritetet lokale.
Daçiq ka thënë se kjo përmendore është vendosur aty në mënyrë të paligjshme, raportojnë mediat serbe.
Po ashtu, kryeministri serb edhe njëherë e ka quajtur përmendoren si provokim për serbët që jetojnë në Preshevë dhe për ata që jetojnë në Serbi./Indeksonline/