E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarr në bodrumin e pallatit evakuohen banorët

TIRANË- Bodrumi i një pallati Tiranë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Zjarri mësohet se ka rënë në një pallat përballë maternitetit, në rrugë "Bulevardi Zogu 1" ndërkohë që ende nuk dihet a ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendnjarje, ku ka nisur edhe evakuimi i banorëve të tij.

Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›