E Diel, 1 Nëntor 2026

Është koreano-jugor kandidati i Obamës për presidentin e BB

SHBA- Mbase shumë prej jush nuk do ta besojnë por protagonisti i kësaj fotoje mund të jetë presidenti i ardhshëm i Bankës Botërore. Një ditë pasi presidenti amerikan Barak Obama njoftoi përzgjedhjen Jim Yong Kim, mediat kanë zbuluar mjaft detaje interesante për të.

Shkencëtari i zgjedhur nga Obama për të drejtuar institucionin ndërkombëtar nuk është amerikan 100 % ashtu si të gjithë paraardhësit e tij, por një koreano-jugor i natyralizuar amerikan.

Dhe mbi të gjitha nuk është ekonomist por një mjek dhe antropolog, ekspert i mjekësisë sociale. Barack Obama padyshim që ka befasuar të gjithë me këtë zgjedhje të tij, që skarcoi të gjithë kandidatët e tjerë për të cilët ishte folur në javët e kaluara si ekonomistët Larry Summers e Jeffrey Sachs dhe ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice.

Kështu presidenti vendosi të proporozojë një shkencëtar të shndërruar në drejtorin e një prej universiteteve më prestigjoze amerikane, il Darthmouth College: por mbi të gjitha një korean të lindur në Seul, që emigroi në SHBA kur ishte 5 vjec. Dhe në këtë video, Jim Yong Kim është pikërisht duke kënduar kolonën e famshme zanore “Time of my life” gjatë një konkursi në Darthmouth Kolegj. Banka Botërore është drejtuar gjithmonë nga një amerikan që prej themelimit të saj në vitin 1944, por vendet në zhvillim thonë se tashmë ka ardhur koha që kjo praktikë të ndryshojë.

Kështu zgjedhja e Jim Yong Kim është një tregues i qartë se gjërat kanë ndryshuar tashmë. Është një zgjedhje që thyen të gjitha skemat dhe politikisht përfshin një kompromis, sic thonë analistët një zgjidhje tipike obamiane.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›