Jennifer Grey Ikona e Dirty Dancing
Mund te quhet mallkimi i lsquoDirty Dancing. Pas Johnny-t Patrick Swayze qe vdiq vitin e kaluar nga kanceri ne pankreas edhe Baby Jennifer Grey eshte prekur nga nje lloj tumori por qe fatmiresisht arriti ta kuronte ne kohe. Ka qene vete 50-vjecarja qe e ka bere te ditur lajmin ndersa pergatitej te merrte pjese ne programin e kanalit ABC Dancing with the Stars. Jennifer ka treguar per rrezikun qe i kanosej nderkohe nuk harron te falenderoje nje neurolog te specializuar ne nderhyrjet e shtylles kurrizore i cili i shpetoi jeten. Aktorja thote se i ishte drejtuar atij per nje konsulte rutine per te pare ecurine e qafes qe i ishte demtuar rende ne nje aksident automobilistik ne vitin 1987 kur per pak sa nuk kishte humbur jeten se bashku me te fejuarin e atehershem Matthew Broderick. Dhimbjet e qafes ishin te padurueshme dhe u thashe organizatoreve te programit lsquoDancing with the stars se do te shkeputesha per pak kohe sa te vizitohesha te nje doktor per te kuptuar nese isha ne gjendje ta vazhdoja spektaklin shprehet aktorja per Daily Express. U drejtova te ky kirurg i famshem per te cilin kisha degjuar te flitej shume mire dhe se thuhej qe ishte specialist ne fushen e tij. Kur ai me vizitoi dhe me pyeti se cfare ishte ajo gunge qe kisha ne qafe une i thashe te mos shqetesohej sepse kisha kohe qe e mbaja nen kontroll. Nuk doja ta operoja por ai me detyroi ti nenshtrohesha nderhyrjes dhe tani fatmiresisht mund te them se hoqa nje tumor malinj te cilin e mbaja ne trup prej shume vitesh thote Jennifer.
SfidatFale insistimit te doktorit Grey arriti ta kapte ne kohe kancerin duke bere keshtu qe ai te mos perhapej. Tani Jennifer eshte gati te perballoje sfiden e spektaklit kishte hequr dore disa here ne te kaluaren pikerisht nga dhembjet e padurueshme te shpines ku do te kerceje me Derek Hough. Ne kete spektakel do te marrin pjese edhe David Hasselhoff dhe vajza e Sarah Palin Bristol. Mendoj se nese nuk do ta bej tani me vone nuk do te jem ne gjendje sepse dalengadale po plakem. Edhe pse skena me ngjall nje frike te jashtezakonshme e kam kuptuar se jeta eshte shume e shkurter dhe duhet jetuar sikur te ishte dita e fundit. Pastaj sic thoshte dikur Johnny ne skenen finale te filmit asnje nuk mund ta mposhte Baby-n madje as nje tumor.
Gjate provave te spektaklit Grey eshte perlotur dhe ka kujtuar mikun e saj Patrick Me mungon shume. Ka qene nje nga njerezit me te guximshem qe kam njohur ndonjehere. Nese sot jam ketu eshte fale atij filmi dhe fale tij eshte shprehur aktorja.
Baby i eshte rikthyer botes qe i perkiste. Jam i sigurt se dikush atje lart eshte shume krenar per te ka thene nje nga anetaret e jurise duke iu referuar figures se saj.
Jennifer Grey kujton humbjen e Patrick Swayze qe ndodhi nje vit me pare. Jennifer Grey dhe Patrick Swayze ishin protagonistet e filmit kult Dirty Dancing ku ajo interpretonte nje vajze adoleshente. Baby ra ne dashuri me mesuesin e dancit i cili duhej te fitonte nje gare vallezimi per te ndihmuar shoqen e tij te ngushte qe kishte mbetur shtatzene me nje faqezi.
Patrick ka qene nje artist i shkelqyer dhe shume i talentuar. Nder rolet e tij me te famshme spikaten ai i Johnny Castle ne filmin Dirty Dancing me 1987-n ku Patrick shpalosi aftesite e tij jo vetem si aktor por edhe si balerin. Ne filmin Dirty Dancing Patrick ishte profesor kercimi ne nje fshat turistik ne Amerike ku ra ne dashuri me bukuroshen Baby nje vajze fisnike e cila ishte me pushime me prinderit. E gjithe historia e kesaj dashurie lidhet me vallezimin ai ishte instruktori i vallezimit te fshatit dhe pikerisht pasioni i tij infektoi edhe Baby-n. Nje cilesi qe i dha cmimin Rolex Award si nje prej aktoreve me te mire balerine te historise se kinemase.
BiografiaJennifer Grey ka lindur ne Nju Jork me 26 mars te vitit 1960. Eumlshte nje aktore amerikane e njohur nga publiku i gjere per rolin e Baby-t te interpretuar ne filmin Dirty Dancing. Vajza e aktorit Joel Grey dhe Jo Wilder studioi ne nje shkolle private ne Nju Jork. Ne vitin 1984 mori pjese ne filmat The Cotton Club me regji te Francis Ford Coppola dhe ne Red Dawn ku interpretoi perkrah Patrick Swayze i cili do te ishte serish partneri i saj ne filmin qe e beri te famshme Dirty Dancing me 1987-n. Pas suksesit te Dirty Dancing merr pjese ne nje tjeter film Bloodhounds of Broadway ku shfaqet edhe kengetarja Madonna. Por Grey kujtohet gjithmone me rolin e Baby-it dhe duke qene se nuk mund te shqitej nga ky personazh ne vitet pasardhese interpreton vetem filma per televizionin dhe pa ndonje sukses te madh. Jennifer ka marre pjese ne disa episode te serialit te famshem Friends dhe ne filmin Bounce me Gwyneth Paltrow e Ben Affleck. Ajo u rikthye serish ne qender te vemendjes per shkak te disa nderhyrjeve te kirurgjise estetike ku rregulloi hunden dhe fytyren duke i thene pergjithmone lamtumire asaj pamjeje te embel qe pelqehej aq shume nga publiku.