E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta kreu i Bashkise se Corovodes

Dje ne mesdite ne spitalit e qytetit te Corovodes eshte ndare nga jeta kryetari i bashkise se ketij qyteti Lefter Lame. Ndarja nga jeta e Lefter Lames ka shkaktuar nje hidhnim te thelle jo vetem te familjaret miqte dhe dashamiresit por te te gjithe qytetaret e qytetit te Corovodes.

Babai i dy femijeve njeheresh Kryetari i Bashkise Corovode ishte dhe nje nder biznesmenet e suksesshem lokal. Ai lindi ne Zaberzan te Skraparit. Kreu studimet e larta ne profilin ushtarak te shkolles se bashkuar Skernderbej. Me pas ai u iniciator i nje nisme private biznesi kompania e te cilit ka marre nje sere cmimesh nderkombetare. Ne vitin 2007 ai u zgjodh permes votes lokale Kryetari i Bashkise Corovode.

Nje grup mjekesh ishin vene ne sherbim te Lames qe prej 8 muajsh kohe ne te cilen u rendua gjendja shendetesore e tij. Per pacientin Lame ishte treguar nje kujdes i vecante nga organet shteterore duke e derguar per nje terapi shendetesore edhe jashte shtetit ne spitalet me te mira te shtetit turk.

Por edhe pasi u kthye nga keto spitale gjendja e kryetarit te bashkise te Corovodes filloi te rendohej pasi per fat te keq semundja e tij ishte e pasherueshme. Mjeket me te specializuar nga spitalet me te mira te vendit tone kryesisht nga Tirana kishin mberritur disa here ne qytetin e Corovodes per ti dhene nje terapi shendetesore me te specializuar. Tri dite me pare nje helikopter i Ministrise se Shendetesise me nje grup mjekesh kishin mberritur ne kete qytet per te pare nga afer gjendjen shendetesore te kryetarit te kesaj bashkie dhe per ti dhene nje ndihme me te pershpejtuar dhe nese semundja frenohej mjeket kishin menduar qe te dergonin serish pacientin ne nje spital tjeter me te specializuar.

JETSHKRIMI

LEFTER HAKI LAME

Datelindja 07.07.1966

Vendlindja Zaberzan Skrapar

Vendbanimi Corovode

Gjendja civile I martuar me dy femije

Arsimimi I mesem Cepan Skrapar 1980-1984

I larte Shkolla e Larte e Oficereve Tirane

1984-1988 Diplomohet Oficer per specialitetin Gjitharmesh

Eksperienca ne pune

1. 1988-1991 Oficer ne Has te Kukesit

2. 1991 e ne vazhdimesi Biznesmen Firma Alba Lejla sh.p.k

3. 2007 deri ne 26.09.2010 kryetar i Bashkise Corovode

Homazhet

Me porosi te instancave te larta te shtetit dhe nen kujdesin e Zevendeskryeministrit dhe njekohesisht Kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim z. Ilir Meta u ngrit nje komision me perberje nga punonjes te bashkise qytetare dhe deputeti i zones Nasip Naco njekohesisht dhe nenkryetari Parlamentit shqiptar per te percaktuar oret e ceremonise mortore per kreun e Bashkise se Corovodes Lefter Lame njekohesisht dhe anetari i denje i LSI-se per Rrethin e Skraparit si dhe nje nga drejtuesit e kesaj partie ne kete rreth. Komisioni vendosi qe homazhet te behen ne nje nga hollet e bashkise ku Lame e drejtoj per 3.5 vjet. Komisioni i ceremonise mortore ka caktuar oren 1100 deri ne oren 1300 ore keto per homazhe ne nje nga hollet brenda bashkise. Ne homazhe do te marrin pjese personalitete shteterore partiake veterane qytetare te thjeshte te aferm te

Familjes miq dhe shoke te tij. Ne homazhe pritet te marrin pjese dhe ushtarake te larte te shtetit pasi nje pjese te jetes se tij Lame e kaloi ne radhet e ushtrise shqiptare ne rrethet veriore te saj. Po keshtu ne homazhe do te marrin pjese dhe nxenes te shkollave te qytetit ku Lame kishte nje perkujdesje te vecante biznesmene te ndryshem te vendit dhe te huaj me te cilet Lame kishte lidhje te pune se tij ne biznesin e filluar qe ne hapat e para te demokracise ne vitet 1991.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›