Bizanti, një rrëfim për rrënjët “shqiptaro-greke”
04/05/2010 Ekspozita
Qytetërimi grek dhe ai romak kishin rrënjë të përbashkëta. Kjo për drejtorin e Vatrës së Tiranës të Fondacionit Grek të Kulturës, Jorgo Jakumi, vërtetohet me të kaluarën historike gjatë kohës së Bizantit dhe perandorisë otomane, atëherë kur si grekët edhe shqiptarët ishin “qytetarë romakë” (të perandorisë Bizantine) ose milet i romëve (si “raja” kristianë të perandorisë otomane).
Si për të vërtetuar këto “rrënjë” kulture, Fondacioni Grek i Kulturës ndërmori nismën e çeljes së një ekspozite kulturore me dorëshkrime të epokës bizantine. E çelur dje me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e Kryeministrit të qeverisë shqiptare, Sali Berisha, ekspozita, e cila do të vazhdojë deri më 3 qershor, “nxjerr” dokumente nga Arkivi Qendror i shtetit shqiptar.
Një përpjekje për “të zbuluar” më shumë nga qytetërimi i dy popujve dhe për të sjellë “fakte” mbi këto “burime kulturore” që datojnë që prej Bizantit.
Jakumi përmend se të dy vendet, Greqia dhe Shqipëria, kishin qytetërim të përbashkët greko-romak, besim të njëjtë kristian, marrëdhënie shoqërore të përbashkëta, pothuajse nga e njëjta rrënjë pasuri kulturore (në valle, në muzikë, në veshje, në arkitekturë të përbashkët). “Gjatë pushtimit osman prej 500 vjetëve, pothuajse të gjitha shkollat që funksiononin në hapësirën e përbashkët gjeografike ishin ortodokse greke, me përjashtim të disa shkollave shtetërore otomane... Grekët dhe shqiptarët si edhe shumë popuj të tjerë ballkanas kishin dhe përdornin pasuri të përbashkëta kulturore: të drejta të njëjta, në vlera të përgjithshme kulturore popullore të njëjtë, besim fetar të njëjtë, arsim të njëjtë ...”, komenton drejtori i FGK-së, ndërsa shton se të gjitha këto dëshmohen me studime dhe janë pikërisht të tilla burime që do të sillen para publikut në “Ekspozitën e dorëshkrimeve bizantine dhe pasbizantine”.
Sipas tij, në Arkivin Qendror të shtetit shqiptar, ruhen dhe përdoren në mënyrë shkencore shumë burime historike të shkruara, ku dëshmohen të vërteta për rrjedhën historike, arritjet kulturore dhe kushtet shoqëroro-ekonomike të jetës së një populli që për shekuj me radhë jeton në trojet e Shqipërisë së sotme. Burime të tilla janë dorëshkrimet bizantine, librat pasbizantinë, dorëshkrimet e kodeve, dokumentet otomane, firmanet e sulltanëve, shkrimet diplomatike të shek. XIX e XX, vargëzime kishtare dhe udhëzime, të dhëna të çfarëdo lloji, të cilat janë burime të pashtershme e të pamohueshme, prej të cilave rrjedhin të dhëna për historinë e këtij vendi. Por nëse më parë kanë qenë ekspozuar shkrimet otomane në Arkivin Qendror të shtetit shqiptar, tashmë i erdhi radha shkrimeve bizantine. Ndërkohë që ndoshta më vonë do të ekspozohen edhe librat që u botuan në Voskopojë gjatë shek. të XVIII.
Materiali i shërbyer në ekspozitë është paraprirë nga botimi i një “Katalogu shkencor të temave” për shkencëtarët, si dhe botimit të “Material informues për historinë e shkrimeve, të arkivit dhe kodeve në pergamene” në një gjuhë më të thjeshtë e të kuptueshme. Ndërkohë është botuar edhe një “broshurë edukative” e veçantë për nxënësit dhe studentët, ku me një formë loje dhe mësimi metodik, flitet për “të fshehtat bizantine”. Ekspozita shoqërohet edhe me “Udhëzues shëtitës nëpër hapësirat e ekspozitës”.