“Gërdeci”, një padi plus Ministrisë së Mbrojtjes e Delijorgjit
04/05/2010 Familja me katër anëtarë kërkon si dëmshpërblim 19 milionë lekë
Padia civile do të nisë të shqyrtohet gjatë këtyre ditëve në gjykatën e Tiranës
TIRANË- Kryesekretaria e gjykatës së Tiranës regjistroi një tjetër padi civile me palë kundërshtare Ministrinë e Mbrojtjes, MEICO-n, dhe shoqërinë “Alba Demil”. Familja nga fshati i tragjedisë, Gërdeci, më shumë se dy vite nga dita e ngjarjes ka vendosur të kërkojë dëmshpërblim për pasojat që patën nga shpërthimi. Sabri Kodra bashkë me gruan Fiqirete dhe dy anëtarët e tjerë të familjes kërkojnë si dëmshpërblim 19 milionë lekë. Në padinë e depozituar. Familja e dëmtuar e ka specifikuar dëmshpërblimin duke kërkuar masë të ndryshme financiare për secilin. Në padi thuhet se pala e paditur është Ministria e Mbrojtjes, shoqëria "Albademil" sh.p.k., shoqëria "MEICO" sh.p.k. Nëpërmjet kësaj padie civile, familja Kodra kërkon shpërblim dëmi pasuror e jopasuror në shumën prej 19 000 000 lekë të ndarë: Për paditësin Glodian Kodra në shumën 13 000 000 lekë; Për paditësen Fiqirete Kodra në shumën 2 000 000 lekë ; Për paditësin Sabri Kodra në shumën 1 500 000 lekë; Për paditësen Rajmonda Kodra shumën 2 500 000 lekë. Padia tashmë i ka kaluar procedurat e para të shortit elektronik dhe i ka rënë për shqyrtim gjyqtarit Agim Bendo. Padia e familjes Kodra nuk është padia e parë civile që depozitohet nga të dëmtuarit prej tragjedisë së Gërdecit. Banorët e këtij fshati janë ndarë në grupe të ndryshme dhe kanë depozituar një sërë padish duke kërkuar dëmshpërblim secili sipas llogarive që kanë bërë mbi pasojat që u kanë ardhur pas shpërthimit të fabrikës ku demontoheshin municion i kalibrit të ndryshëm. Vetëm pak kohë më parë, i plagosur nga tragjedia e Gërdecit, Bashkim Muka, paditi qeverinë dhe firmën private “Alba-Demil” për humbjen e krahut të tij. Sipas padisë së depozituar në gjykatën e Tiranës, Muka kërkonte që t’i caktohej një pension invaliditeti nga Këshilli i Ministrave, si dhe dëmshpërblim financiar nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga firma që kishte marrë përsipër demontimin e municioneve në Gërdec. Bashkim Muka ka humbur njërin krah nga ngjarja, si dhe ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.