E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi mbush stadiumin me tifoze, i pranishem edhe Kuzhe

Tifozet e shumte krijuan nje atmosfere te kendshme ne "Qemal Stafa", per te ndjekur nga afer ndeshjen derbi te kryeqytetit. Nje organizim i mire dhe tifoze te shumte, kishin mbushur shkallet e stadiumit kombetar. Te ndare ne dy grupe te medha, ne tribunen perballe binte ne sy nje numer i larte edhe i tifozeve dinamovite, qe nisur nga rezultatet dhe loja e mire e skuadres se tyre gjate pjeses se pare te sezonit, jane rikthyer me te shumte ne numer. Ne tribune "Vip", per te pare ne nje ndeshje derbi kishte edhe personalitete politike si dhe trajneri kuqezi Josip Kuzhe. Si nje tifoz i Tiranes, ndodhej Presidenti i Republikes z. Bamir Topi dhe drejtuesit kryesore te klubeve kryeqytetase, presidentet Refik Halili e Besnik Sulaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›